Në fshatin Dobrushë të Istogut, tre persona kanë pësuar lëndime nga një aksident trafiku që ndodhi në orët e mëngjesit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Pejën, Driton Rugova, ka konfirmuar lajmin për Klankosova.tv.
Aksidenti përfshiu një kamionetë dhe një veturë, dhe ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë.
Rugova njoftoi se tre persona janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.




















