Lionel Messi ka qenë protagonist në fitoren 2-0 të Inter Miami ndaj Portland Timbers në sezonin e rregullt të MLS-së.
Ylli argjentinas zhbllokoi rezultatin në minutën e 31-të pas një asistimi nga Telasco Segovia, ndërsa më pas u shndërrua edhe në asistues në minutën e 42-të, duke i dhënë pasim vendimtar German Berterame për golin e dytë.
Messi ka arritur në 910 gola në karrierën e tij, të realizuara në 1,154 ndeshje zyrtare.
Statistikat e tij përfshijnë 672 gola me Barcelona, 116 me Kombëtarja e Argjentinës, 89 me Inter Miami dhe 32 me Paris Saint-Germain.
Përveç golave, sulmuesi argjentinas ka regjistruar edhe 412 asistime gjatë karrierës së tij.
Messi vazhdon formën e shkëlqyer duke shënuar në katër ndeshje radhazi.
Ai realizoi dy gola ndaj Cincinnati, si dhe gjeti rrjetën kundër Toronto dhe Orlando City.
Në total, Messi ka regjistruar 12 gola dhe pesë asistime në 13 paraqitje këtë sezon në MLS.





















You must be logged in to post a comment Login