Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka deklaruar se ka dorëzuar një kërkesë në departamentin e krimeve kibernetike lidhur me sulmet ndaj kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani.
LDK-ja po kërkon ndaljen e ofendimeve dhe sulmeve që janë drejtuar kryesisht ndaj Abdixhikut dhe Osmanit, duke u bërë thirrje partive politike që t’i kthehen debatit normal politik dhe diskutimeve me argumente.
Manaj konsideron sulmet si të papranueshme dhe kërkon nga Policia e Kosovës të ndërmarrë masa për të siguruar një fushatë zgjedhore të drejtë dhe për të parandaluar dezinformimin e opinionit publik.
Ai gjithashtu thekson se lajmet e pavërteta, shpifjet dhe fotografitë e manipuluara mund të dëmtojnë procesin zgjedhor.





















You must be logged in to post a comment Login