Elion Veseli, i cili u vra tragjikisht në Suedi, do të varroset këtë të martë në varrezat e Rodaleds-it, sipas njoftimit të familjarëve.
Tre persona të dyshuar janë arrestuar për përfshirje në rast, lidhur me një konflikt mes familjeve të viktimës dhe njërit prej të dyshuarve që daton nga viti 2011.
Konflikti filloi gjatë një turneu futbolli për fëmijë dhe ka vazhduar me mosmarrëveshje dhe përleshje ndër vite.
Elion Veseli ishte vëllai i njërit prej djemve të përfshirë në konflikt, ndërsa një nga të arrestuarit dyshohet të jetë pjesëtar i familjes tjetër të përfshirë në ngjarjen fillestare.





















You must be logged in to post a comment Login