Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën zyrtare me 26 futbollistët që do të përfaqësojnë “Seleçao” në Kupën e Botës.
Lista e shumëpritur ka sqaruar të gjitha dilemat e ditëve të fundit, veçanërisht sa i përket rikthimit të Neymarit, i cili më në fund është përfshirë në skuadër.
Brazili është pjesë e Grupit C, ku do të përballet me Marokon më 14 qershor, Haitin më 20 qershor dhe Skocinë më 25 qershor.
Ancelotti synon suksesin në këtë Botëror dhe ka shprehur bindjen se ekipi është gati për sfidat e para.
Lista zyrtare përfshin futbollistë nga të gjitha pozicionet, duke përfshirë lojtarë me përvojë si Alisson, Casemiro dhe Alex Sandro.
Ancelotti ka vlerësuar konkurrencën dhe cilësinë e lojtarëve në listë, duke theksuar se synimi është të arrihet maksimumi në këtë turne.
Botërori do të jetë sfida e parë për trajnerin italian në këtë rol, dhe ai ka shprehur besimin se Brazilja do të jetë një nga favoritët për të fituar trofeun e gjashtë në historinë e Kupës së Botës.





















You must be logged in to post a comment Login