Një lajm i bukur vjen nga familja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Vajza e tij, Çlirimtarja, u fejua me partnerin e saj, Rroni.
Lajmin e bëri publik Altin Krasniqi në një postim emocionues në Facebook, ndaj me ndjekësit momentin e rëndësishëm për familjen e tyre. Çifti ka zyrtarizuar fejesën pasi Rroni kishte kërkuar dorën e Çlirimtares dhe bekimin e babait para dy muajsh.
Familja shpreson që kjo të jetë hera e fundit që duhet t’i ndajë momentet e lumtura “mes dy shteteve”, duke uruar kthimin e Jakup Krasniqit në Kosovë.





















You must be logged in to post a comment Login