Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se presidenti kinez Xi Jinping i ka premtuar personalisht se Kina nuk do t’i furnizojë me armë Iranin.
Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se e vlerëson këtë zotim dhe se ka besim në fjalën e liderit kinez. “Ky është një premtim i bukur.
I besoj fjalës së tij.
E vlerësova”, deklaroi Trump.
Komentet vijnë pas vizitës së tij shtetërore dyditore në Pekin javën e kaluar, gjatë së cilës ai tha se kishte arritur “marrëveshje fantastike tregtare” që, sipas tij, janë të favorshme për të dy vendet.





















You must be logged in to post a comment Login