Kritika ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka vazhduar të jetë e pranishme vitet e fundit, dhe fillimi i kësaj jave e riktheu sërish në qendër të vëmendjes.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një debati të hënën, shtoi se shumica e problemeve në prokurori mbajnë emrin e Isufajt.
Vetë kryeprokurori nuk ka komentuar deklaratën, ndërsa Sistemi Prokurorial ka reaguar duke theksuar se nuk komentojnë deklaratat politike, veçanërisht ato që nuk bazohen në fakte.
Deklaratat e Kurtit po konsiderohen nga disa si tendencioze.
Shyqeri Syla, ish-kryeprokuror nga Mitrovica, tha se një ndërhyrje e tillë është e patolerueshme dhe ka për qëllim prishjen e imazhit të Isufajt.
Ai shtoi se faji nuk mund t’i hidhet kryeprokurorit special.
Vullnet Bugaqku, hulumtues nga KDI, tha se mandati për vlerësimin e performancës i përket Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili është i vetmi që mund të marrë masa disiplinore ose të propozojë shkarkimin e kryeprokurorit.





















You must be logged in to post a comment Login