Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Reagimi i Albena Reshitaj ndaj ofendimit të Glauk Konjufcës ndaj Vjosa Osmanit: ‘Frizerkat janë gra punëtore me dinjitet’

Kandidatja për deputete, Albena Reshitaj ka reaguar ndaj ofendimit që ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, ia bëri ish-presidentes Vjosa Osmani duke e quajtur atë ‘frizerkë’.

Reshitaj u shpreh se kur tentohet të nënçmohet gruaja, zbulohet urrejtja, paragjykimi dhe nënvlerësimi ndaj dinjitetit, inteligjencës dhe aftësisë së saj. ‘Kur tentohet të nënçmohet gruaja, ajo që në të vërtetë zbulohet nuk është dobësia e saj, por urrejtja, paragjykimi dhe nënvlerësimi ndaj dinjitetit, inteligjencës dhe aftësisë së saj për të shkëlqyer në çdo profesion e në çdo rol të shoqërisë’, shkroi ajo.

Ajo u shpreh se presidentja Vjosa Osmani e ka ngritur Kosovën në piedestalin e përfaqësimit ndërkombëtar me dinjitet e profesionalizëm.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Reshitaj gjithashtu tha se frizerkat janë gra punëtore që punojnë me nder çdo ditë, pa u ndalur asnjëherë. ‘Ato ndërtojnë biznese te sukseseshme, familje të shëndosha dhe japin kontribut të ndershëm për shoqërinë tonë.

Prandaj, Glauk Konjufca nuk do duhej t’ia lejonte vetes t’i përqeshte ato, e njëkohësisht të sulmonte Presidenten duke ofenduar gratë dhe një profesion të tërë.

Kjo dëshmon mungesë respekti për punën e ndershme dhe për vetë gruan në shoqëri’. ‘Ky është modeli dëshpërues dhe dështues i qeverisjes: ndarja, përqeshja dhe përçarja.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Bashkë me Presidenten Osmani dhe bashkë me frizerkat, përgjigjen do t’ua japim më 7 qershor’, ka shkruar Reshitaj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet e reja. As Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së...

Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku i riu Rexhë Brahimaj vdiq pas plagëve të marra nga thika. I ndjeri, bëhet...

ShowBiz

Një lajm i trishtë ka prekur familjen e moderatoresë së njohur Brikena Beqiri, e cila ka humbur nënën e saj. Përmes një njoftimi zyrtar,...

Advertisement

Copyright © 2026 Lajmeria.info. Powered by Illyrian Space