Skënderbe Hebibi nga PDK-ja ka bërë një deklaratë të ashpër lidhur me çështjen e emblemave të UÇK-së, duke thënë se nuk do të lejojë cenimin e tyre nga askush.
Në Kuvendin Komunal të Vitisë, i mbajtur para pak ditësh, ai deklaroi se kushdo që prek emblemat e UÇK-së, përfshirë edhe pjesëtarë të institucioneve, do të përballet me reagimin e tij personal, duke përdorur gjuhë të rëndë gjatë deklarimit. ‘Kush i prek emblemat e UÇK-së, qoftë edhe Policia e Kosovës, ka punë me mua personalisht, sikur që i kam dalë zot gjatë luftës, i dalë zot edhe pas luftës.
Kush i prek unë ia q* nënën plumb.
Nuk ka kush e prek.
Ky është mendimi im personal nuk ka lidhje me partinë’, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Reagimi i tij lidhet me dënimin e një djali të dëshmorit i cili është gjobitur nga zyrtarët policorë për emblemën e UÇK-së në targa, rast ky i cili ndodhi para disa ditëve.





















You must be logged in to post a comment Login