Një sukses i madh për sportistin e ri kosovar, Rron Zeqiraj, i cili u shpall nënkampion ballkanik në kategorinë U13 -47 kg në Kampionatin Ballkanik 2026.
Zeqiraj, përfaqësues i Klubit të Karatesë Fushë-Kosova, tregoi paraqitje të shkëlqyeshme në garë duke fituar katër ndeshje rresht dhe duke arritur në finalen e madhe.
Megjithëse u mund në finalen e tij nga një sportist maliot, ai doli i dyti duke siguruar medaljen e argjendtë.
Klubi i Karatesë Fushë-Kosova e vlerëson performancën e Zeqirajt si dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij në sport.




















