Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Historia e Johan Cruyff: Pse nuk luajti për Holandën në Botërorin 1978 dhe arsyeja e fshehur e tij

Ka histori futbolli që nuk vjetrohen kurrë.

Ato përcillen si legjenda – përmes pëshpëritjeve nga tribunat dhe debateve nëpër bare – dhe njëra prej tyre ishte misteri pse Johan Cruyff, njeriu që e shndërroi futbollin në art, nuk luajti për Holandën në Kupën e Botës 1978 në Argjentinë.

Për gati tri dekada u përfolën shumë arsye.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Disa pretendonin se kishte konflikt me Federatën Holandeze për çështje sponsorësh, të tjerë se nuk donte të luante në një vend të sunduar nga junta ushtarake.

Megjithatë, e vërteta doli shumë më e errët dhe më personale.

Vetëm në vitin 2008, 30 vjet pas Botërorit, Cruyff vendosi ta thyejë heshtjen dhe të tregojë publikisht se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Arsyeja e vërtet ishte shokuese.

Ish-ylli i Ajaxit dhe Barcelonës rrëfeu se ai dhe familja e tij kishin qenë viktima të një tentative rrëmbimi në shtëpinë e tyre në Barcelonë, disa muaj para Kupës së Botës.

Sipas tij, persona të armatosur hynë natën në banesë, e lidhën atë dhe bashkëshorten para fëmijëve dhe i mbajtën nën kërcënimin e armës. ‘Dikush më mbajti një armë në kokë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Më lidhën mua dhe gruan time para fëmijëve në apartamentin tonë në Barcelonë’, kujtoi Cruyff në një intervistë për Catalunya Ràdio.

Edhe pse tentativa dështoi, pasojat ishin të mëdha.

Për muaj me radhë, policia e ruajti familjen, fëmijët shoqëroheshin në shkollë dhe Cruyff nuk mund të jetonte e të luante më me qetësinë e dikurshme. ‘Këto gjëra ta ndryshojnë perspektivën për jetën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në një moment e kupton se ka gjëra më të rëndësishme se futbolli’, kishte thënë ai.

Kjo ishte arsyeja pse Cruyff vendosi të mos udhëtonte për në Argjentinë, edhe pse Holanda konsiderohej një nga favoritët kryesorë të turneut. ‘Tulipanët’ arritën deri në finale edhe pa të, por humbën nga Argjentina me rezultat 3-1, dhe shumë holandezë vazhdojnë të besojnë se me Cruyff në fushë, historia mund të kishte marrë një tjetër drejtim.

Për vite me radhë, mungesa e tij u shoqërua edhe me një tjetër version të përfolur, se bashkëshortja e tij, Danny Coster, e kishte bindur të tërhiqej.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Por Cruyff i hodhi poshtë këto thashetheme, duke theksuar se vendimi nuk ishte as tekë, as presion familjar, por pasojë e frikës dhe traumës që po përjetonin.

Cruyff, mbetet si njëri prej më të mëdhenjve.

Cruyff mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave: simbol i ‘futbollit total’, një mendje që e shihte lojën disa hapa përpara dhe një figurë që e ndryshoi përgjithmonë mënyrën si kuptohet futbolli.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai fitoi tre Kupa Evropiane radhazi me Ajaxin dhe më vonë, si trajner, i solli Barcelonës titullin e parë evropian.

Megjithatë, pas gjenialitetit dhe famës fshihej edhe historia e një njeriu që, për një moment, u detyrua të largohej nga skena për të mbrojtur atë që kishte më të rëndësishme: familjen.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Halil Geci, babai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka nxitur reagime në rrjetet sociale pas një deklarate të bërë në Facebook, ku...

Botë

Një raketë e lëshuar nga Irani ka goditur një zonë banimi në provincën Al-Kharj të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe...

Lajme

Presidenca e Republikës së Kosovës denon ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes Osmani. Kur në debat politik përdoret fjala “pushkatim”, kjo...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Advertisement