Arsenali dhe Tottenhami po e monitorojnë nga afër progresin e 24-vjeçarit, me lojtarin spanjoll të krahut që ka impresionuar te skuadra baske gjatë sezoneve të fundit.
Barrenetxea ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale.
Arsenali po e shqyrton mundësinë të hapë bisedimet me një ofertë fillestare rreth 30 milionë euro, me synimin për të testuar gatishmërinë e Sociedadit për të negociuar.
Klubi londinez beson se Barrenetxea përshtatet në mënyrë ideale me projektin afatgjatë, falë lojës së tij efektive në krahë dhe disiplinës taktike që po rritet.
Stili i lojës së Barrenetxeas konsiderohet i përshtatur për Ligën Premier: vrapimet që e shtrijnë mbrojtjen në anë, aftësia në driblim dhe efikasiteti në fazën përfundimtare e vendosin atë në profilin modern të një anësori.





















You must be logged in to post a comment Login