Fotografitë e para nga festimet tre-ditore të dasmës së këngëtares shqiptare Dua Lipa dhe bashkëshortit të saj Callum Turner janë publikuar nga Palermo. Çifti shfaqet i buzëqeshur, shoqëruar nga miqtë dhe të afërmit, duke marrë pjesë në aktivitetet e para të organizuara në qytet.
Dua Lipa veshur me një fustan elegant të bardhë, ndërsa Callum Turner me një kostum në ngjyrë bezhë.
Media ndërkombëtare parashikon që festimet do të zgjasin deri më 7 qershor dhe do të sjellin emra të njohur të botës së muzikës dhe kinemasë.





















You must be logged in to post a comment Login