Bayern Munich po e shqyrton një lëvizje befasuese për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit, Rio Ngumoha.
Kampionët e Gjermanisë kanë vlerësuar disa kandidatë për ta forcuar repartin ofensiv, ndërsa Ngumoha është objektivi kryesor për krahun e majtë.
Ngumoha, 17 vjeç, është në dijeni të interesimit të fortë dhe synimeve të Bayernit, të shtyra si nga trajneri Vincent Kompany ashtu edhe nga bordi drejtues, megjithëse klubi gjerman ende nuk ka kontaktuar Liverpoolin.
Drejtuesit në “Anfield” insistojnë se Ngumoha nuk është në shitje dhe plani i klubit është t’i rrisë opsionet në atë zonë të fushës.
Ngumoha nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në shtator, e cila e mban të lidhur me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2028.
Në ndeshjen ndaj Fulhamit, Rio Ngumoha tregoi se çfarë mund të sjellë në të ardhmen, duke kontribuar me dy gola dhe një asist.
Reprezentuesi i grupmoshave të Anglisë zhvilloi 29 paraqitje në të gjitha garat gjatë sezonit 2025/26.
Prioriteti i Liverpoolit janë sulmuesit e krahut, me Yan Diomande të RB Leipzig si një kandidat kryesor për të zëvendësuar Ngumohën.





















You must be logged in to post a comment Login