Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani kanë nisur ciklin e falënderimeve për qytetarët dhe strukturat e partisë, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Abdixhiku dhe Osmani kanë vizituar Istogun dhe Klinën, duke premtuar se do të vazhdojnë falënderimet edhe në komunat e tjera. “Rrugëtimi ynë sapo ka nisur, e puna jonë do të rritet edhe më shumë.
Do të vazhdojmë në secilën degë e në secilin qytet tonin, me të njëjtën mirënjohje për njerëzit e vërtetë që japin aq shumë, pa kërkuar asgjë në këmbim.
Si shenjë mirënjohje, si shenjë dedikimi për vazhdim”, ka shkruar Abdixhiku.





















You must be logged in to post a comment Login