Sipas policisë, brenda portofolit ndodheshin dokumente personale, karta bankare si dhe një sasi e parave të gatshme.
Zyrtarët policorë nga Njësiti i Sektorit të Stacionit Policor në Viti, menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative për të identifikuar dhe kontaktuar pronarin legjitim, të cilit i janë kthyer të gjitha gjërat e humbura.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan falënderon qytetaren për bashkëpunimin.
Ky rast tregon se besimi i qytetarëve në Policinë e Kosovës është shtylla kryesore e sigurisë dhe mirëqenies në komunitet.





















You must be logged in to post a comment Login