Në teatrin ‘Avdush Hasani’ në Podujevë, kanë filluar provat për shfaqjen e re ‘Shfaqja që shkon keq’, me regji të Bashkim Ramadanit.
Me autorët Henry Lewis, Jonathan Sayer dhe Henry Shields, në këtë shfaqje luajnë Besart Zeneli, Ryva Kajtazi, Drin Berisha, Gani Morina, Muhamet Zeka, Valire Haxhijaj Zeneli, Arbit Zymeri.
Komedia zhvillohet gjatë premierës së dramës misterioze ‘Vrasje në Shtëpinë e Havershamëve’, e shkruar nga Suzi H.K.
Braidswell dhe e vënë në skenë nga Shoqata Dramatike e Universitetit Politeknik të Kornleit.
Premiera e shfaqjes do të mbahet në shtator të këtij viti.





















You must be logged in to post a comment Login