MC Eagles, klubi i motoçiklistëve në Kosovë, do të festojë 20-vjetorin e themelimit me një aktivitet të veçantë, përfshirë gara me motorë, muzikë rok dhe momente solidariteti mes anëtarëve dhe pjesëmarrësve.
Në një intervistë në emisionin “Ora 7”, anëtarët e klubit kanë ndarë më shumë për historinë dhe organizimin e tyre si dhe kanë bërë thirrje për sigurinë në rrugë, duke theksuar rëndësinë e pajisjeve mbrojtëse si helmetat.
Një anëtar ka ndarë edhe një përvojë personale të një aksidenti ku ka theksuar rëndësinë e përdorimit të pajisjeve mbrojtëse. “Po të mos i kisha, është e pamundur me shpëtu, sepse asfalti të shkatërron”, tha ai.





















You must be logged in to post a comment Login