Keir Starmer ka njoftuar dorëheqjen nga posti i tij si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe udhëheqës i Partisë Laburiste.
Në një deklaratë pas njoftimit, Starmer u shpreh se pas largimit nga “posti më i madh në vend”, ai do të kalojë më shumë kohë me familjen e tij. “Do të jem bashkëshorti më i mirë që mundem, për gruan time të mrekullueshme Vic, e cila ka qenë mbështetja ime në çdo kohë”, tha ai, duke shtuar se do të përkushtohet edhe më shumë ndaj fëmijëve të tij. “Dhe do të jem babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi, që janë krenaria dhe gëzimi im”, u shpreh Starmer, i emocionuar gjatë deklaratës, para se të përshëndeste bashkëshorten dhe të kthehej në rezidencën e tij në Downing Street.





















You must be logged in to post a comment Login