Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar një ‘mekanizëm monitorimi’ për armëpushimin e brishtë në Liban, pasi shkeljet e përsëritura nga Izraeli dhe Hezbollahu kanë kërcënuar të prishin negociatat me Iranin.
Ky zyrtar ka thënë se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio kishte folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin libanez, Joseph Aoun për forcimin e armëpushimit dhe bisedimet e ardhshme. ‘Si rezultat i këtyre thirrjeve, SHBA-të filluan një mekanizëm monitorimi nëpërmjet CENTCOM në mënyrë që politikëbërësit tanë të kenë informacion në kohë reale dhe të saktë në lidhje me luftimet në Liban’, ka thënë ky zyrtar.
Ai ka bërë të ditur se zyrtarët izraelitë dhe libanezë do të jenë në Uashington për tre ditë këtë javë për të vazhduar punën.
Negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Libanit pritet të fillojnë të martën në mëngjes.





















You must be logged in to post a comment Login