Sipas njoftimit të policisë, masat janë ndërmarrë gjatë periudhës 31 korrik – 6 gusht të këtij viti, në kuadër të planeve operative për siguri në trafik nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilani.
Gjatë kësaj periudhe janë hetuar 47 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 25 aksidente me persona të lënduar.
Policia ka shqiptuar 14 gjoba për shkaktim të zhurmave, 26 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit dhe 79 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.
Ndaj 53 drejtuesve është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar te qytetarët dhe subjektet afariste që gjatë orëve të natës të shmangin veprimet që shkaktojnë zhurmë të panevojshme.
Policia ka theksuar se do të vazhdojë me zbatimin e masave dhe kontrolleve për ruajtjen e rendit, qetësisë publike dhe sigurisë në trafik.





















You must be logged in to post a comment Login