Lëvizja Vetëvendosje, si parti e parë nga këto zgjedhje, do të përfaqësohet nga 53 deputetë në legjislaturën e re.
PDK ka siguruar 22 ulëse, LDK 18, kurse Aleanca 7.
Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, procesi i radhës pritet të jetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërsa rezultatet zgjedhore të 7 qershorit ia mundësojnë Lëvizjes Vetëvendosje të formojë Qeverinë e re të Kosovës.
Deputetët nga pakicat po ashtu shprehen se janë të gatshëm të votojnë për formimin e institucioneve të reja të shtetit.
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, për shembull, deklaron se do të japë votën e saj pro formimit të Kuvendit, Qeverisë së Kosovës dhe për zgjedhjen e presidentit.
Gjithashtu, edhe deputetët nga partitë e tjera si Nova Demokratska Stranka dhe KDTP shprehen mbi qëllimin e tyre për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje në procesin e formimit të institucioneve shtetërore të Kosovës.





















You must be logged in to post a comment Login