Fillimi i javës do të dominohet nga vapa intensive, me temperatura që në disa zona do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa nga mesi i javës një masë ajrore më e freskët do të sjellë ulje të temperaturave, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas parashikimit javor të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga kontraste të theksuara të motit.
Dita më e nxehtë pritet të jetë e hëna, kur temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë Celsius.
Ndryshimi më i madh pritet të ndodhë të mërkurën, kur moti do të bëhet më i paqëndrueshëm.
Temperaturat do të pësojnë rënie të dukshme të enjten dhe të premten.
Instituti ka dhënë rekomandime për sektorin e bujqësisë, duke theksuar se temperaturat e larta në fillim të javës do të rrisin humbjen e lagështisë nga toka.
Në Kosovë, ardhja e ajrit më të freskët nga mesi i javës pritet të sjellë kushte më të favorshme atmosferike deri në fundjavë.





















You must be logged in to post a comment Login