Në një operacion të ndërmarrë kundër krimit të organizuar, janë sekuestruar 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin.
Po ashtu janë sekuestruar 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Prokuroria Speciale ka konfirmuar për klankosova.tv se për të dyshuarit është kërkuar paraburgim nga Gjykata.
Të arrestuarit me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q. dyshohen për veprat penale: shpërlarje parash, kontrabandim mallrash në bashkëkryerje, pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, dokumente të rreme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi.





















You must be logged in to post a comment Login