Katër të plagosurit nga përleshja e armatosur të enjten pasdite në Podujevë, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e ka konfirmuar se pacientët janë transferuar në disa klinika për trajtim të mëtutjeshëm.
Pacienti A.
Islami, i cili ishte kalimtar i rastit, është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. “Aktualisht, pacienti ndodhet në gjendje stabile, me parametra të mirë shëndetësorë.
Ai do të vazhdojë trajtimin dhe monitorimin pas operacionit, në përputhje me protokollet e Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale.” – ka thënë Qyqalla për Klan Kosovën.
Tre të tjerët, që ishin personat kryesorë të përfshirë në përleshje, po trajtohen në klinika të ndryshme.
Klani mëson se anëtarët e familjes Zejnullahu, 36-vjeçari është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror.
Agim Xhemajli po trajtohet në QKUK dhe i njëjti është dërguar në Kirurgjinë Torakale, për trajtimin e mëtejmë.





















You must be logged in to post a comment Login