Policia e Kosovës ka ekstraduar sot një shtetas të Kosovës dhe Suedisë, i cili ishte i kërkuar nga autoritetet suedeze për trafikim me narkotikë.
Personi me inicialet E.K. u arrestua në Kosovë pas kërkesës së lëshuar nga INTERPOL-i nga institucionet e drejtësisë së Suedisë.
Ekstradimi u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Autoritetet theksojnë se ekstradimi u bë në përputhje me ligjet në fuqi dhe bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe Suedisë.





















You must be logged in to post a comment Login