Detajet e reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Eglant Koçit, ku autori Armand Shakaj u fsheh për 10 ditë në qarkun e Elbasanit.
Burime nga hetimi kanë zbuluar se Shakaj ka ndryshuar pamjen e tij për të mos u njohur, duke qëndruar në hotele dhe apartamente me qira ditore, duke paraqitur dokumente falso identifikimi nëse i është kërkuar.
Shakaj ka lëvizur me taksi dhe dyshohet se ka qëndruar edhe në zonën e Peqinit dhe Cërrikut.
Hetimet kanë treguar se Shakaj ka humbur gjurmët duke u larguar nga Elbasani.
Autori vazhdon të jetë në arrati dhe policia dyshon se ai ndihmohet nga persona të afërt.
Më datë 4 qershor, Shakaj vrau Koçin dhe zhdukën trupin e tij në fshatin Cerrujë.
Trupi u gjet pas dy javësh nga autoritetet.




















