Tre vatra zjarri janë regjistruar gjatë ditës në zona të ndryshme të bashkisë së Gramshit, duke angazhuar për disa orë ekipet zjarrfikëse në terrene të vështira malore.
Një tjetër vatër zjarri është raportuar në zonën e Grabovës, mbi Moçale, në drejtim të Varrit të Plakës, pranë kufirit me Pogradecin.
Flakët kanë përfshirë edhe zonën e Vidhanit, përballë Kërpicës, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve zjarrfikëse.
Pas përfundimit të operacioneve, zjarrfikësit u kanë bërë apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme apo pakujdesisë që mund të shkaktojë zjarre dhe të rrezikojë pyjet, pronat dhe jetën e njerëzve.





















You must be logged in to post a comment Login