Ka ndërruar jetë Milazim Binaku, punëtor i KEK-ut, pasi ishte lënduar rëndë në vendin e punës.
Sindikata e KEK-ut bëri të ditur lajmin e trishtë: ‘Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Binaku, të afërmve, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe u prehtë në paqe.’ 60-vjeçari ishte dërguar në QKUK pasi ishte goditur në kokë nga një mjet i fortë në Kosovamont, por, për fat të keq, nuk arriti të mbijetojë. /Klankosova.tv





















You must be logged in to post a comment Login