Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Mifolit këtë të premte.
Flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e tokës.
Forcat e shërbimit zjarrfikës janë mobilizuar në vendngjarje për izolimin dhe shuarjen e flakëve me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Deri më tani nuk ka raportime për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.





















You must be logged in to post a comment Login