Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka vendosur të shkëputë kontratat e punës për 20 zyrtarë të komunitetit serb në këtë ministri, të njohur edhe si pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”.
Fitore Pacolli, ministra e MMPH, tha se shkëputja e kontratave është pasojë e mungesës së vazhdueshme në vendin e punës dhe në përputhje me rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Zyrtarisht u konstatua se këta zyrtarë, të punësuar që nga 5 janari 2016, nuk i kanë përmbushur detyrimet e punës, duke përfshirë mungesën e vazhdueshme në vendin e punës dhe mosrespektimin e detyrave të punës.





















You must be logged in to post a comment Login