Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kosova në tryezën e KESE-së: Nisma për zgjerimin e BE-së dhe konvergjenca me vlerat evropiane

Këto mesazhe u dhanë gjatë pjesëmarrjes së parë të Kosovës si Anëtare Kandidate për Zgjerim në Sesionin Plenar të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE), në kuadër të tryezës së nivelit të lartë për zgjerimin e Bashkimit Evropian, të mbajtur në ndërtesën Charlemagne të Komisionit Evropian në Bruksel.

Sesioni u hap nga Presidenti i KESE-së, Seamus Boland, ndërsa fjalimin kryesor e mbajti Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Ajo theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është vetëm një proces teknik reformash, por një transformim shoqëror që forcon demokracinë, institucionet dhe të drejtat themelore. “Sapo të jemi bashkë në Bashkimin Evropian, ne nuk bëjmë më luftë,” deklaroi Kos, duke u bërë thirrje shteteve anëtare që ta mbështesin zgjerimin si investim në paqen, lirinë dhe prosperitetin e përbashkët.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në diskutimin plenar me temën “Përshpejtimi i konvergjencës socio-ekonomike me BE-në për të nxitur rritjen dhe konkurrencën evropiane”, Kosovën e përfaqësoi Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Dren Puka.

Në fjalimin e tij, Puka falënderoi KESE-në për rishqyrtimin e vendimit fillestar që kishte lënë Kosovën jashtë Nismës për Anëtarë Kandidatë për Zgjerim, duke e cilësuar përfshirjen e Kosovës si një hap të rëndësishëm drejt pjesëmarrjes së barabartë në proceset evropiane.

Ai theksoi se suksesi i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor do të varet nga përfshirja reale e qytetarëve dhe e shoqërisë civile në proceset reformuese. “Reformat nuk mund të jenë të qëndrueshme pa pronësi qytetare dhe pa një shoqëri civile të fuqishme,” tha Puka, duke përmendur protestat mjedisore në Shqipëri si shembull të pasojave kur vendimet merren pa konsultim me qytetarët.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai ngriti shqetësimin edhe për rritjen e presionit politik dhe financiar ndaj organizatave të shoqërisë civile në rajon, duke rikujtuar se pas tërheqjes së USAID-it, Ballkani Perëndimor ka humbur mbi 120 milionë euro financim për sektorin civil, prej të cilave rreth 26 milionë euro i përkisnin Kosovës.

Puka u bëri thirrje institucioneve evropiane që, gjatë negociimit të Kornizës së re Financiare Shumëvjeçare (MFF), financimi për shoqërinë civile të pavarur në vendet e zgjerimit të trajtohet si investim strategjik për demokracinë dhe stabilitetin e Evropës.

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë seancës ishte reagimi i tij ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila këtë javë deklaroi në një intervistë televizive se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën në vitin 1998. “Kjo është një kujtesë se çfarë ndodh kur pushteti nuk ndjen përgjegjësi dhe llogaridhënie, dhe kur askush nuk e sfidon.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Retorika e luftës vazhdon të jetë e pranishme në rajon dhe Bashkimi Evropian nuk mund të heshtë përballë saj,” deklaroi Puka.

Duke iu referuar mesazhit të Komisioneres Marta Kos për paqen si vlera themelore e Bashkimit Evropian, ai shtoi se konvergjenca me BE-në nuk matet vetëm me përmbushjen e kritereve teknike. “Konvergjenca me BE-në ka të bëjë më shumë me përqafimin e vlerave evropiane sesa me çdo gjë tjetër.

Vetëm veprimi konkret e bën thënien ‘kurrë më luftë’ një premtim për të ardhmen, e jo thjesht një kujtim të së kaluarës,” u shpreh ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Platforma CIVIKOS, e cila ishte pjesë e delegacionit të Kosovës së bashku me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Aleancën Kosovare të Bizneseve, vlerësoi pjesëmarrjen e Kosovës në këtë sesion si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e zërit të shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se mbrojtja e vlerave demokratike dhe përfshirja e qytetarëve duhet të mbeten në qendër të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement