Në Shqipëri, gjatë së mërkurës, u raportuan zjarre të forshme në disa zona.
Situata më kritike është në Mallakastër, ku ekipet në terren po mundohen të shuajnë flakët.
Ministri i brendshëm, Besfort Lamallari, ka inspektuar punën e ekipit dhe tha: ‘Një ditë e vështirë sot me disa vatra zjarri në të gjithë vendin, ku më kritike mbetet gjendja në Mallakastër.’ Ai gjithashtu informoi se në përpjekjet e tyre për të parandaluar zjarret, ata kanë marrë ndihmën e avionit të parë zjarrfikës.
Lamallari theksoi se lufta kundër zjarreve është një detyrë qytetare dhe ligjore. /Klankosova.tv





















You must be logged in to post a comment Login