Reprezentuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka përfunduar transferimin te RB Leipzig, me një marrëveshje vlerësuar në 30 milionë euro nga Hoffenheimi.
Transferimi vjen pas një sezone të shkëlqyer për futbollistin 23-vjeçar, i cili arriti të tërhojë vëmendjen e klubeve të mëdha me paraqitjet e tij.
Asllani do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në Salzburg para se të bashkohet me skuadrën e RB Leipzig në fazën përgatitore.
Klauzola lirimit prej 75 milionë eurosh është pjesë e kontratës së tij, duke e bërë atë objekt interesimi për klube të tjera në të ardhmen.
Asllani ka treguar formë të shkëlqyer edhe me Kombëtaren e Kosovës, duke kontribuar me golat dhe performancat e tij të larta.





















You must be logged in to post a comment Login