Një përleshje mes disa të burgosurve ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Fier të Shqipërisë në dhomën e ajrimit.
Burime nga Spitali Rajonal i Fierit dhe institucioni i vuajtjes së dënimit kanë konfirmuar se dy persona kanë mbetur të plagosur.
Të dy dyshohet se janë goditur me mjete të improvizuara, si brisqe rroje.
Forcat e sigurisë së burgut kanë ndërhyrë menjëherë, neutralizuar situatën dhe rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre.
Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, por gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
Njëri prej tyre ka qenë në paraburgim, ndërsa stafi drejtues i burgut është thirrur më urgjencë për të shqyrtuar situatën.
Rrethanat e plota të konfliktit ende nuk janë të qarta, si dhe emrat e të plagosurve apo personave të përfshirë.
Pritet një reagim zyrtar nga drejtoria e institucionit të vuajtjes së dënimit për të sqaruar ngjarjen dhe masat e marra pas incidentit.





















You must be logged in to post a comment Login