Një sasi e vogël e dyshuar lëndë eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit pranë derës së një dyqani në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.
Sipas Policisë, lënda e dyshuar eksplozive është gjetur e pashpërthyer pranë derës së biznesit, në pronësi të shtetasit R.R.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.





















You must be logged in to post a comment Login