Në një operacion policor në Prizren, tre persona janë arrestuar për fajde, duke përfshirë njërin prej tyre në akte të tjera penale si ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘aksident trafiku me lëndime’.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka goditur me veturë një zyrtar policor dhe një qytetare gjatë tentimit për të shmangur arrestimin.
Masa e ndalimit për 48 orë është caktuar për të tre personat e dyshuar.





















You must be logged in to post a comment Login