Sipas njoftimit të IHMK-së, paralajmërimi do të jetë në fuqi nga ora 00:00 deri në 23:59 (GMT+2).
Institutit bën të ditur se zhvillimet e fuqishme konvektive mund të shkaktojnë rreziqe të konsiderueshme për qytetarët dhe infrastrukturën.
Ndër pasojat e mundshme përmenden goditjet e rrufesë me rrezik për njerëzit dhe kafshët, dëmtimet në rrjetin elektroenergjetik dhe ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike, pengesat në telekomunikacion, përmbytjet e shpejta lokale në zonat me reshje intensive, si dhe dëmtimet në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore nga breshëri dhe erërat e forta.
IHMK gjithashtu paralajmëron se shkarkimet atmosferike mund të rrisin rrezikun për shpërthimin e zjarreve.
Qytetarët janë këshilluar të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të mos strehohen nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike apo objekteve metalike, të mbrojnë automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme.





















You must be logged in to post a comment Login