Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar mbi intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Thaçi në një intervistë për RTV Dukagjini rrëfeu për jetën e tij dhe rrugëtimin si ushtar i UÇK-së dhe politikan në shtetformimin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza i cilësoi Thaçin si hero që flet me krenarinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
Ai tha se fjalët e ish-presidentit ishin emocionuese, teksa u shpreh i bindur se ai dhe shokët e tij do të lirohen me 16 shtator. “Jashtëzakonisht shumë emocionuese fjalët e një heroi që shënoi një epokë dhe që sonte, edhe nga Haga, flet me krenarinë e luftës sonë çlirimtare dhe me besimin e palëkundur në drejtësi.
Një jetë në shërbim të lirisë, shtetit dhe historisë së Kosovës nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces dhe nga asnjë distancë.
Hashim Thaçi, ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë, bashkë me mbi një milion shqiptarë që presin kthimin tuaj në atdhe”, ka shkruar ai.





















You must be logged in to post a comment Login