Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një përditësim zyrtar për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës, me 18 vatra zjarri regjistruar deri në orën 20:00.
Nga këto, 9 vatra janë aktive, ndërsa 3 janë nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Forcat janë mobilizuar në terren dhe nga ajri për të ndihmuar në fikjen e flakëve.
Në operacione marrin pjesë forca civile, automjete zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, mjet zjarrfikës ushtarak dhe helikopterë të Forcës Ajrore.
Gjendja është më kritike në zonën Gojan-Gjegjan në Pukë.
Ndërsa në vatrat kryesore si Mali i Milotit, Mali i Dajtit, Gjon dhe Ballaxhiaj, situata po përmirësohet.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vazhdon koordinimin në nivel kombëtar.





















You must be logged in to post a comment Login