Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka folur pas vdekjes së punëtorëve të kësaj korporate në ditët e fundit, duke thënë që ata nuk kanë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse.
Ai tha se Sindikata shpesh ka reaguar për mungesën e këtyre pajisjeve. “Nuk ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse, nuk ka vend të sigurt pune për shkak që Korporata Energjetike e Kosovës në bazë të Ligjit të Punës dhe Rregullores së brendshme, e ka për obligim që të sigurojë pajisjet mbrojtëse për të gjithë punëtorët, por edhe vendin e punës për të gjithë punëtorët”, ka thënë Jashari në Edicionin Special të Klan Kosovës. “Kështu që për momentin ne si Sindikatë shpesh kemi reaguar dhe reagojmë që këto pajisje nuk janë të mjaftueshme për këta punëtorë, nuk po bëhet sigurimi i mjaftueshëm i vendi të punës”.
Madje, Jashari tha se ata nganjëherë i udhëzojnë punëtorët që vetë t’i blejnë pajisjet për mbrojtje. “Por çka është ma e keqja, shpesh herë i udhëzojmë punëtorët, stafin menaxhues, shkoni blini vetë pajisjet mbrojtëse, e që e ka obligim korporata t’ua sigurojnë, kur dihet që KEK-u performon jashtëzakonisht mirë, dhe e ka një produkt që është jetik për tregun”. “Telashi më i madh është që pajisjet mbrojtëse dhe siguria në punë është thuaja zero”.





















You must be logged in to post a comment Login