Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Franca e gatshme të ndihmojë Kosovën drejt integrimit në BE, thotë Ministri i Deleguar i Francës

Franca është një nga partnerët kryesorë të Kosovës në mbështetjen e perspektivës evropiane të vendit.

Kështu është shprehur mes tjerash Ministri i Deleguar i Francës për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, në një intervistë për RTK.

Haddad tha më tutje se Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe është e gatshme ta ndihmojë vendin në zbatimin e reformave dhe marrëveshjeve në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në këtë intervistë, Haddad tha se dy vendet kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës që nga fillimi. “Ne ishim këtu në vitin 1999 dhe ishim këtu edhe në vitin 2008 për të mbështetur, që në fazat e para, pavarësinë e Kosovës.

Tani po përgatitemi së bashku për të ardhmen e Evropës”, deklaroi Haddad.

Ministri francez tha se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi jetike për Evropën. “Nëse synojmë ribashkimin e kontinentit tonë dhe garantimin e paqes e stabilitetit, nuk mund të lëmë asnjë pjesë të tij jashtë këtij procesi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Megjithatë, duhet të jemi shumë të qartë: procesi i zgjerimit bazohet në meritë.

Kjo do të thotë se çdo vend duhet të zbatojë reforma, të forcojë sundimin e ligjit, të harmonizojë legjislacionin e tij me acquis communautaire, pra me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe të respektojë angazhimet ndërkombëtare që ka marrë përsipër”. “Po, unë mbështes perspektivën evropiane të Kosovës dhe ky është një qëndrim i qartë i Qeverisë franceze.

Ky proces do të ecë përpara përmes zbatimit të marrëveshjeve, siç është Marrëveshja e Brukselit, në të cilën kemi punuar dhe për zbatimin e së cilës jemi të gatshëm ta mbështesim Kosovën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Po ashtu, do ta ndihmojmë vendin edhe në realizimin e reformave të nevojshme për përafrimin me legjislacionin evropian”. “Është një proces kërkues, por njëkohësisht përbën garancinë më të mirë për demokracinë liberale, luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një Bashkimi Evropian që mbështetet në bashkëpunim, institucione demokratike, paqe dhe stabilitet”, potencoi ministri i Deleguar i Francës për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad.

Ai shtoi se në dritën e luftës së Rusisë në Ukrainë, pasigurisë lidhur me rolin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në garantimin e sigurisë, si dhe të presionit ekonomik që vjen nga Kina, “Evropa duhet të forcojë sovranitetin e saj, autonominë strategjike dhe të shndërrohet në një fuqi të vërtetë”. “Në këtë kontekst, nuk mund të lëmë pas dore asnjë rajon.

Prandaj, angazhimi ynë për sigurinë e Ballkanit Perëndimor mbetet thelbësor”. “Siç e dini, Bashkimi Evropian ka dy misione të rëndësishme në rajon: EUFOR Althea në Bosnje dhe Hercegovinë dhe KFOR-in në Kosovë, të cilin e vizitova dje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Franca ka një kontingjent ushtarak në KFOR.

Në vitin 1999 dhe në fillim të viteve 2000 kishim rreth 6 mijë ushtarë francezë në Kosovë.

Sot numri është më i vogël, por dje pata rastin t’i vizitoj dhe t’i falënderoj për angazhimin e tyre”. “Le të jemi realistë: fatmirësisht situata e sigurisë është e qetë, por duhet të mbetemi gjithmonë vigjilentë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pikërisht për këtë arsye angazhimi ynë në KFOR dhe për sigurinë e rajonit vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm”, u shpreh ai.

Haddad tha se gjatë viteve të fundit “kemi parë një rritje të investimeve franceze dhe të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, gjë që është një zhvillim shumë pozitiv”. “Kosova po zhvillohet me ritme të shpejta dhe kjo krijon mundësi të reja edhe për kompanitë franceze”, deklaroi ai, teksa shtoi se në vizitën e tij, ai ka qenë i shoqëruar nga përfaqësues të kompanive franceze, veçanërisht nga sektori i sportit, “sepse Lojërat Mesdhetare 2030 do të jenë një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën”.

Ai përmendi se bashkëpunimi mes dy vendeve nuk kufizohem vetëm te sporti, por shkon deri te Inteligjenca Artificiale, teknologjia, tranzicioni energjetik, dekarbonizimi, kultura dhe arsimi, të cilat, sipas tij, “janë fusha me perspektivë të jashtëzakonshme për bashkëpunim të thelluar ndërmjet dy vendeve tona”. “Prandaj, kjo vizitë nuk është një ngjarje e izoluar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ajo përfaqëson një nivel të ri në marrëdhëniet mes Francës dhe Kosovës dhe është një sinjal i qartë se na presin projekte dhe partneritete edhe më të mëdha në të ardhmen”, përfundoi ministri i Deleguar i Francës për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lexo dhe:

ShowBiz

Në natën finale të “Ferma VIP”, fëmijët e Bujakës emocionuan publikun me paraqitjen e tyre në studio. Të shoqëruar nga një grup fëmijësh, ata...

Lajme

Mitrovica nuk është qytet që mund të trajtohet si çdo komunë tjetër në hartën politike të Kosovës. Mitrovica është qytet me peshë historike, me...

Botë

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) ka ndërmarrë një nga vendimet më të rëndësishme ushtarake të viteve të fundit, duke vënë në gatishmëri rreth 60 mijë trupa...

Lajme

Pakistani ka mbyllur të gjitha shkollat ​​për dy javë për të kursyer karburant, një veprim që pritet të prekë rreth 40 milionë nxënës në...

Lajme

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar të ndjerin Rexhep Qosja me titullin Nderi i Republikës së Kosovës. Haxhiu tha se...

Lajme

Kryeministri Albin Kurti pretendon se presidentja Vjosa Osmani bëri “shkelje të rëndë të rendit kushtetues” me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të premten. Ai...

Lajme

Postimet e fundit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në rrjetet sociale kanë shënuar një rënie të dukshme të reagimeve nga publiku, vetëm pak...

Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar një paraqitje publike në media vetëm pak orë pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të Gjykata Kushtetuese e...

ShowBiz

Fituesja e Big Brother VIP Albania, Selin, duket se po e shijon maksimalisht rikthimin muzikor të Gjestit dhe Gimbos. Ajo ka treguar se ditën...

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar pas masës së Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjen...

Lajme

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar ka ardhur për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është nderuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s si laureate e çmimit “Gratë...

Lajme

Shkruan: Arben Gashi Debati aktual rreth dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe procesit të zgjedhjes së Presidentit në thelb e vendos Gjykatën Kushtetuese përballë...

Lajme

Azdren Shala, opinionist, ka shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka propaganduar se janë kundër Listës Serbe. Në emisionin ‘Kosova Today’, Shala ka ngritur pyetjen në...

Lajme

Dështimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe vendimi për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani kanë tërhequr vëmendjen edhe të...

Lajme

Edhe pse humbi ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Champions League, Arsenal vazhdon festat për fitoren në Premier League. Këtë të diel, Londra do...

Lajme

Afaristi Petrit Kllokoqi, është pjesë e ekspeditës për ngjitjen në majën e Mont Everestit. Kllokoqi në Kosova Today ka folur rreth ecurisë për ta...

Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai është shprehur i bindur...

ShowBiz

Rexhë Brahimaj, i cili humbi jetën në Gjakovë, ishte vëllai i Egzona Muçiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Advertisement