Situatë e nxehtë mes komunave! Kryetari i Fushë Kosovë, Valon Prebreza, ka reaguar me ironi ndaj planit të Komunës së Prishtinës për të vendosur 10 euro taksë për veturat që nuk janë të regjistruara në kryeqytet.
Prebreza ka paralajmëruar një masë edhe më të ashpër: 20 euro taksë ditore për të gjithë banorët e Prishtinës që hyjnë në Fushë Kosovë, si dhe 10 euro për hyrjen në rrugën e aeroportit.
“Nëse kjo kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë unë do të vendos taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës, si dhe taksë për hyrjen në rrugën e aeroportit 10 euro, etj… çka t’na bjen n’mend ndërkohë,” ka shkruar Prebreza në Facebook.
Ai thekson se qëllimi është të lehtësohet trafiku i stërngarkuar në Fushë Kosovë dhe të merren masa kundër mbipopullimit të rrugëve nga veturat e jashtme.




















