Betisi barazon me Realin në minutën e fundit të kohës së shtesë


- Advertisement -

Betisi ka marrë një pikë të madhe në shtëpi ndaj Real Madridit, duke shënuar në minutën e fundit të kohës shtesë. “Los Blancos” po ëndërronin një çmenduri për ta fituar titullin e La Liga-s, por gabuan ndaj Betisit – me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1-1.


- Advertisement -

Reali e nisi fuqishëm me Kylian Mbappe që ishte afër të realizonte një super-vollej, por shtylla e shpëtoi Betisin.

Megjithatë, ishte Vinicius Jr që e zhbllokoi rezultatin pas një topi të kthyer nga goditja e Fede Valverdes (17’).

Betisi ishte mjaftë agresive në fundin e kësaj pjese, ku Antony, Bakambu e Fornals rrezikuan nga afërsia mirëpo nuk ia dolën ta mposhtin Lunin.

Reali faktikisht shënoi edhe një herë, kësaj radhe përmes Mbappe por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kur askush s’e priste, Betisi zhvilloi një aksion të fundit me Hector Bellerin që përfitoi nga një top i kthyer për ta barazuar rezultatin dhe dhënë një ndihmë të madhe drejt Barcelonës në garën për titull (90+3’).

Leave a Reply