Ramush Haradinaj: Drenoci, shtyllë e luftës sonë çlirimtare në rrugën e UÇK-së


- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar rëndësinë e zonës së Drenocit dhe luftëtarëve të saj në rrugën e luftës çlirimtare të UÇK-së.


- Advertisement -

Ai u bashkua me kryetarin Smajl Latifi, familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët në Drenoc, duke i cilësuar ata si shtyllë të luftës.

Drenoci ndryshoi rrjedhën e luftës dhe nxitë përhapjen e saj në zona të tjera, duke ndikuar në shtrirjen e UÇK-së në të gjithë vendin.

Haradinaj thekson se NATO dhe Amerika u angazhuan në anën e Kosovës për lirinë e shumëpritur.

Misioni për sigurimin e lirisë nuk duhet të ndalet, por të vazhdojë si pjesë e NATO-s, pranë botës demokratike udhëhequr nga Amerika.

Leave a Reply