Reagimi i Shoqatës së Korrespodentëve pas Incidentit në Darkën e Uashingtonit


- Advertisement -

Shoqata e Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë ka reaguar pas të shtënave që kanë ndodhur në darkën e organizuar në Uashington.


- Advertisement -

Në një deklaratë për mediat pas këtij rasti, kjo shoqatë ka thënë se të shtënat e mbrëmshme në Uashington Hilton ishin një moment i tmerrshëm për të gjithë të pranishmit.

Presidentja e shoqatës, Ëeijia Jiang, thotë se veprimet e Shërbimit Sekret dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit mbrojtën mijëra mysafirë.

Gjithashtu, ajo i uron oficerit të plagosur shërim të plotë dhe të shpejtë, raporton BBC. “Darka jonë ekziston për të festuar Amendamentin e Parë dhe punën e vështirë të përditshme të gazetarëve që e mbrojnë atë.

Mbrëmë, ata gazetarë treguan pikërisht llojin e qetësisë dhe guximit që kërkon puna”, ka thënë ajo.

Leave a Reply