Skandal në futboll: Real Madrid TV akuzon për penallti të anuluar ndaj Real Betisit


- Advertisement -

Real Madrid TV ka shkaktuar reagime pas barazimit 1-1 ndaj Real Betisit në “La Cartuja”, pasi gjatë analizës pas ndeshjes transmetoi pamjet e një rasti të dyshuar për penallti plot 245 herë.


- Advertisement -

Sipas mediumeve të huaja, kanali i klubit u fokusua te një moment kur mbrojtësi i Betisit, Ricardo Rodriguez, dyshohet se preku topin me dorë brenda zonës, por gjyqtari Cesar Soto Grado vazhdoi lojën rastin, ndërsa edhe VAR-i nuk e riktheu për rishikim.

Real Madrid TV e cilësoi këtë si një “skandal”, duke e quajtur gjithë situatën si të denjë për “Librin e Rekordeve Guinness” për shkak të përsëritjes së vazhdueshme të pamjeve.

Në reagimin e tij, Real Madrid TV goditi edhe drejtuesit e futbollit spanjoll, duke përmendur presidentin e La Ligas Javier Tebas, kreun e RFEF-se Rafael Louzan dhe CTA-n, duke e lidhur situatën me skandalin “Negreira” që lidhet me Barcelonën. “Është Liga e Negreira… një klub që i pagoi zëvendëspresidentit të gjyqtarëve për 17 vjet”, u shpreh kanali i Real Madridit.

Megjithatë, raportimet theksojnë se Real Madrid TV nuk i kushtoi vëmendje një pretendimi të Betisit për një prekje me dorë më herët në ndeshje, duke vazhduar të transmetojë vetëm pamjet e rastit të Rodriguezit në seri prej pesë përsëritjesh.

Ndërkohë, trajneri Alvaro Arbeloa u shpreh i zemëruar, duke insistuar se ishte “penallti e pastër” dhe se VAR-i duhej ta rishikonte rastin.

Leave a Reply