PDK-ja kujton 376 civilë të vrarë në Masakrën e Mejës: ‘Dëshmi e krimeve gjenocidale të forcave serbe’


- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar 376 civilët e paarmatosur të vrarë gjatë Masakra e Mejës, në 27 prill të vitit 1999.


- Advertisement -

Në reagimin e partisë në Facebook, PDK thekson se Masakra e Mejës mbetet ndër krimet më të mëdha të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar atë si dëshmi të krimeve gjenocidale të forcave serbe ndaj popullatës civile. “Sot kujtojmë 376 civilë të paarmatosur, të masakruar mizorisht nga forcat serbe në Mejë të Gjakovës, më 27 prill të vitit 1999.

Masakra e Mejës është ndër masakrat më të mëdha që janë kryer në Kosovë.

Ajo mbetet dëshmi e përhershme e krimeve gjenocidale të forcave serbe në vendin tonë.

Kjo masakër tregon qartë se kush ishte viktima e kush agresori.

Lavdi martirëve të Mejës!”, shkroi PDK.

Leave a Reply