Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka reaguar pas përfundimit të seancës që ishte thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit, kur kanë mbetur edhe pak orë deri te përfundimi i afatit kushtetues.
Këtë seancë të bojkotuar nga opozita e ku morën pjesë vetëm depuetët e VV-së, Lushaku Sadriu e ka cilësuar si platform partiake. “Dy orë diskutime në një seancë që i ngjante më shumë një platforme partiake sesa një procesi institucional.
Asnjë trajtim, asnjë fjalë, asnjë qëndrim për propozimin tonë: çështjen e vetme thelbësore, pra zgjidhjen konkrete për President.”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Ajo ka thënë se për VV-në sërish mbetet pyetja e njëjtë. “A i keni 66 vota për propozimin tonë?
Pa një përgjigje të qartë për këtë pyetje, çdo diskutim tjetër mbetet i paplotë dhe i pamjaftueshëm për zgjidhjen e situatës institucionale.
Mbetet veçse një shoë propagandistik.”, ka shkruar ajo.